SPAK heton mbi tenderat e AKSH-it/ Janë pyetur 20 persona, mes tyre edhe drejtuesja Karçanaj…

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prokuoria e Posaçme ka intensifikuar hetimet në lidhje me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Informacionit. Burime bëjnë me dije se gjatë javëve të fundit, janë thirrur në SPAK më shumë se 20 persona, punonjës dhe zyrtarë të AKSH-it.

Po ashtu mes personave që janë marrë në pyetje është dhe drejtoresha e AKSH-it Mirlinda Karçanaj si dhe Ermal Beqiraj. Po ashtu  janë kryer kontrolle dhe sekuestruar dokumenta e sende me vlerë në dhjetra zyra, banesa përfshirë edhe biznese.

AKSHI është një nga institucionet më të përfolura për korrupsion në vend. Ky institucion vitet e fundit është përfshirë në disa skandale të madhe, që nga cënimi i të dhënave personale të qytetarëve e deri tek dyshimet për përdorimin e tyre për qëllime politike.

“Soft & Solution” mbetet një ndër përfitueset më të mëdha të kontratave publike në sektorin e teknologjisë së informacionit. Beqiri u bë i njohur për publikun në vitin 2021, kur ai ishte një inxhinier elektronik dhe drejtor i IT-së në Universitetin e Tiranës dhe u thirr si ekspert në procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Lartë.

 

The post SPAK heton mbi tenderat e AKSH-it/ Janë pyetur 20 persona, mes tyre edhe drejtuesja Karçanaj… appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: