A do i bashkoheni foltores së Salianjit? Ja si përgjigjen deputetët e PD

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputetët e Partisë Demokratike janë pyetur jashtë Kuvendit në lidhje me foltoren e Ervin Salianjit, i cili nisi nga dita e djeshme takimet në Durrës me demokratët atje.

Deputeti Tritan Shehu tha se nuk komenton zgjedhjet personale të çdo njeriu. Ndërsa Saimir Korreshi tha se takon çdo demokrat: “Unë takoj çdo demokrat, pavarësisht nga emri dhe mbiemri. Unë kam pirë 100 herë kafe me Ervinin, tani se e pres unë edhe njëherë“.

Edhe Xhelal Mziu u shpreh se “Çdo demokrat është i mirëpritur kudo dhe për të qenë një armë më shumë kundër kësaj qeverie”.

Agron Gjekmarkaj nuk pranoi të flasë për gazetarët, duke i thënë “Ditë të mbarë”.

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti ka folur shkurt:

“Ervini është miku im, një djalë flori, por unë dua një pyetje për qeverinë, përqëndrohuni se ngelët tek opozita”, tha ai.

 

The post A do i bashkoheni foltores së Salianjit? Ja si përgjigjen deputetët e PD appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: