Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka quajtur Partinë Socialiste “bordello”.
“Ai dhe jo unë, ka thënë që PS është një bordello”, iu drejtua Berisha socialistëve, duke theksuar se “Unë për ju kam thënë shumë gjëra, nuk e mohoj, por nuk ka thënë kurrë atë që ka thënë Edi Rama”.
Por, kryedemokrati i ftoi socialistët të shkojnë në SPAK, të shohin dokumentet dhe sipas tij, të mësojnë se kush është bordello.
“Unë për ju kam thënë shumë gjëra, nuk e mohoj, por nuk ka thënë kurrë atë që ka thënë Edi Rama.
Ai dhe jo unë, ka thënë që PS është një bordello. Unë se kam thënë kurrë këtë, dhe nuk e kam atë koncept për socialistët.
Për të parë se kush është bordello shkoni në SPAK dhe shikoni dokumentet. Ti shihni ato dhe atje do mësoni se kush është bordello e vërtetë”, tha Berisha.
The post Berisha socialistëve në Kuvend: Rama e quante PS-në bordello, shkoni shihni në SPAK appeared first on Lapsi.al.
