Një fjalë që tregoi shumë! Komplimenti i Shakira për Gerard Pique bën xhiron e rrjetit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kanë kaluar më shumë se tre vjet nga momenti kur Shakira dhe Gerard Piqué dhanë një deklaratë të përbashkët për divorcin e tyre. Një ndarje që u duk se nisi qetë, por shumë shpejt ndezi titujt e lajmeve dhe krijoi një vorbull në rrjetet sociale.

Një moment që Shakira e ktheu në këngë plot ritëm për ringritjen, shërimin duke thyer rekorde. Tani, në një intervistë me “Por el mundo”, ajo shfaq një anë tjetër.

Herë më e butë e herë më e mprehtë, por ajo që ra në sy gjatë intervistës ishte një kompliment për Piqué, diçka e vogël që tregoi sesa shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e saj.

Ajo flet për mbështetjen që ka marrë gjatë këtij rrugëtimi. “Mendoj se ka qenë pjesa më e bukur: miqësia dhe zbulimi i miqve të vërtetë që kam. Dhe zbulimi i miqve që kam në këtë rrugëtim muzikor dhe publik me të cilin nisa një histori dashurie shumë vite më parë që vijon ende. Është ndoshta historia më e gjatë e dashurisë që kam pasur”, tha me humor.

Shakira reflekton mbi situatat që ka kaluar dhe nëse kanë qenë pjesë e një qëllimi më të madh: “Ti nuk e di kurrë pse kalon disa përvoja jetësore, por ka gjithnjë një mësim. Nuk ka asnjë dyshim për këtë.”

Duke folur për jetën e saj si nënë, intervistuesi vlerësoi talentin artistik të djemve duke i thënë se “e trashëguan prej saj.” “Po, jo nga babai i tyre”, u shpreh Shakira me shaka duke shtuar:

Ata janë të dy shumë të disiplinuar dhe kjo është diçka që ua kam mësuar qëkur ishin të vegjël. Edhe babai i tyre, për të qenë e drejtë, është shumë i disiplinuar. Nuk ka asnjë mënyrë që të kesh sukses në një profesion pa disiplinë, është baza. Ata e dinë që s’ka rrugë tjetër. Nëse duhet të bësh diçka, bëj prova. Nëse ke provim, studio. Kjo është. Është e panegociueshme.”

Një fjali e shkurtër, por e mjaftueshme për të treguar pjekuri në rrugëtimin e shërimit./ K.M

Shpërndaje: