Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplaset me bordurën dhe merr flakë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në autostradën Durrës-Tiranë, në zonën e Kasharit shoferi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje dhe nga përplasja e fortë mjeti ka shpërthyer në flakë, ndaj është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikësve.

Ende nuk bëhet e ditur nëse ka apo jo persona të lënduar.

The post Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplaset me bordurën dhe merr flakë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: