Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në autostradën Durrës-Tiranë, në zonën e Kasharit.

Bëhet me dije se shoferi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes së fortë mjeti ka shpërthyer në flakë dhe më pas është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikësve.

Ndërkohë ende nuk bëhet e ditur nëse ka persona të plagosur apo jo

The post Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: