Gjendet i pajetë një 61-vjeçar në Shijak

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak, pasi një 61-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Çizmeli.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi me iniciale T.B., ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale, ndërsa nuk janë gjetur shenja dhune.

“U gjet trupi i pajetë i shtetasit T. B., 61 vjeç, në banesën e tij në fshatin Çizmeli, Shijak. Nga këqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Gjendet i pajetë një 61-vjeçar në Shijak appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: