Robert De Niro shqetëson fansat pas shfaqjes në publik së fundmi, pse?

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Aktori legjendar Robert De Niro ka ngritur shqetësime për shëndetin e tij pasi u fotografua me një mbajtëse krahu gjatë një vizite në Broadway.

Ylli 82-vjeçar u pa me dorën në mbajtëse teksa vizitoi ish-bashkëpunëtorin e tij, aktorin Mark Strong, në adaptimin teatror të “Oedipus” në Studio 54, Nju Jork. Fotot e realizuara backstage tregojnë De Niro-n duke pozuar i buzëqeshur mes Strong dhe aktores Lesley Manville.

Herën e fundit ai ishte fotografuar në mesin e nëntorit në Londër, pa mbajtësen e krahut, çka e bëri shfaqjen e tij të fundit edhe më të habitshme.

Burime pranë aktorit konfirmuan për “People” se De Niro i është nënshtruar një procedure mjekësore së fundmi, por nuk dhanë detaje të tjera. Megjithatë, u bë e ditur se ai nuk do të ketë nevojë të mbajë mbajtësen edhe për shumë kohë./kb
Shpërndaje: