8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Barcelona ka marrë një fitore “bombastike” përballë Real Betis, duke i dhënë fund kritikave për mungesën e konsistencës. Të besuarit e Hansi Flick “shkërrmoqën” ekipin andaluzian me shifrat 5 – 3.

Pjesa e parë prodhoi 5 gola. Fillimisht e gjeti rrugën e rrjetës Antony te Betis, por kaq. Më pas nisi “uragani” Barcelona. Sulmuesi Ferran Torres bëri tris golash në pjesë e parë, shto finalizimin e Bardghji.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, pati kohë edhe për konkretizimin e Lamine Yamal. Minutat e fundit, Betis e ngushtoi rezultatin në 3 – 5. Pas 16 javësh në La Liga, Barça mban kreun me 40 pikë, 4 më tepër se Real Madrid ndjekës, por “Galaktikët” kanë një ndeshje mangët.

 

The post 8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: