E rëndë në Greqi! Pitbulli sulmon për vdekje fëmijën 18 muajsh të shqiptarit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin Zakynthos në Greqi, ku një qen pitbull sulmoi për vdekje një fëmijë 18-muajsh, me baba shqiptar dhe nënë britanike, teksa po luante në oborrin e shtëpisë.

Sipas mediave greke, fëmija u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk mundi të mbijetojë. ‘

Autoritetet lokale po hetojnë rrethanat e sulmit, ndërsa prindërit janë mbajtur nga autoritetet.

Komuniteti vendas është i tronditur nga kjo tragjedi, që ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë e kafshëve shtëpiake dhe mbikëqyrjen e fëmijëve në ambientet e tyre.

The post E rëndë në Greqi! Pitbulli sulmon për vdekje fëmijën 18 muajsh të shqiptarit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: