Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, del sot para gjykatës autori i dyshuar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë lidhur me masën e sigurimit ndaj Nevzat Spaho, i dyshuar si autor i vrasjes së Mondi Mëhallës do të mbahet sot në orën 10:30 në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Objekti i kërkesës është “Vlerësim i ndalimit, caktim mase sigurimi”, ndërsa seanca do të mbahet me dyer të mbyllura.

Ndërkohë ditën e djeshme, Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Xhino Agon, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan. Po ashtu në burg është lënë edhe roja i karburantit Kujtim Pisha i akuzuar për moskallëzim të krimit.

The post Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, del sot para gjykatës autori i dyshuar appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: