“Më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë”, flet babai shqiptar i 2-vjeçarit që vdiq pasi u kafshua nga qeni

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi u sulmua për vdekje nga qeni i familjes, një pitbull.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në fshatin Agios Leontas. Vogëlushi u sulmua brutalisht nga qeni, ndërsa ndodhej vetëm në oborrin e shtëpisë.

“Vajza ime më thirri dhe unë vrapova. Kjo është e gjitha që mbaj mend… djali im i vogël iku,” rrëfeu babai i tij për televizionin “Alpha”, me zërin që i dridhej nga dhimbja.

Çifti shqiptar kishte dalë për të blerë disa furnizime dhe, sipas raportimeve, djali i vogël u afrua te pema ku ishte lidhur qeni. Kafsha e sulmoi papritur, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.

“Qeni ishte endacak, e morëm sepse donim t’i jepnim strehë… por ai hëngri fëmijën tim. Më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë,” tregoi babai mes lotësh.

Fëmija u dërgua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin pavarësisht përpjekjeve të shumta.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, ndërsa prindërit janë marrë në pyetje për të sqaruar rrethanat e tragjedisë që ka tronditur komunitetin lokal.

 

The post “Më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë”, flet babai shqiptar i 2-vjeçarit që vdiq pasi u kafshua nga qeni appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: