Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi dje në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur shtetasi A. S., 22 vjeç, i cili është goditur nga rryma elektrike, gjatë vendosjes së një banderole, në një ndërtesë.

22-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: