Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sali Berisha ka komentuar foltoret e Ervin Salianjit dhe Ilir Alihmemetit me demokratët, duke u shprehur se nuk impresionohet nga takimet private.

Berisha theksoi se “do të dëgjohet çdo zë brenda forumeve”, duke shtuar se “ata që zgjedhin privaten, kanë bërë zgjedhjen e tyre”.

Kryedemokrati u shpreh se pas foltores Ilir Alimehmeti i kërkoi takim dhe e priti në zyrën e tij, duke shtuar se zhvilluan bisedime mes tyre.

“Salianji s’e ka kërkuar”, u shpreh Berisha, referuar një takimi mes tyre në selinë blu.

Keni pasur takim me Ervin Salianjin dhe Ilir Alimehmetin?

Sali Berisha: Pas analizës do të shkojmë drejt Kongresit Zgjedhor, ka mendime të qarta që në PD duhet të ndahen funksionet, por do të bëhet me vullnetin e demokratëve. Asgjë nga pozicione private.

Ilir Alihmemetin ka kërkuar takim dhe e kam pritur. Salianji s’e ka kërkuar. Nuk ka sjellë platformë, kemi biseduar. I thashë këto gjëra, kemi një Statut. Për asnjë lloj qëndrimi unë Edi Ramës nuk i jepja luksit kundër raportit të OSBE-ODHIR. Ishte një takim midis meje dhe Ilir Alimehmetit.

The post Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: