Bleona Qereti shfaqet mahnitëse në tapetin e kuq të “The Kennedy Center Honors”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bleona Qereti ka qenë e pranishme në ceremoninë e dhënies së çmimeve nga Qendra Keneddy.

Bleona ka postuar disa foto në rrjetet sociale, krahas së cilave e cilëson natën e ndarjes së çmimeve një natë legjendare.

Këngëtarja shprehet se është e nderuar për pjesëmarrjen në këtë natë gala ku thotë se ka qenë e rrethuar nga artistët më të jashtëzakonshëm në botë.

Këngëtarja Bleona Qereti është shfaqur në tapetin e kuq të “The Kennedy Center Honors” mjaft elegante, e veshur me një fustan sateni të bardhë i kombinuar me vëthë me gurë. Një look që e shfaqte këngëtaren mjaft sensuale dhe mahnitëse në pamjen e saj.
“Një natë legjendare në Qendrën Kennedy. E rrethuar nga miqtë, familja dhe artistët më të jashtëzakonshëm në botë. E nderuar, e frymëzuar dhe absolutisht e gjallë për çdo moment të këtij shkëlqimi”, shkruan Bleona.

I pranishëm në ceremoni ishte gjithashtu dhe presidenti i shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Çmimet “Kennedy Center Honors” janë nderime vjetore që u jepen figurave të arteve skenike për kontributet e tyre gjatë gjithë jetës në kulturën amerikane.

Shpërndaje: