Nesër merret vendimi: A do të jetë Jon Keta kreu i ri i BKH-së?

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet ditën e nesërme në orën 11:00 për të votuar Joni Ketën në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Keta, që aktualisht mban postin e zëvendës drejtorit të Byrosë, u propozua nga SPAK si drejtuesi i ri i BKH-së.

Komisioni i Posaçëm i SPAK, i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, pas një periudhe prej 4 muajsh verifikimesh dhe intervistimesh, ka propozuar Joni Ketën për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit.

Ky Komision e zhvilloi procesin nën mbikëqyrjen e partnerëve ndërkombëtare për 7 kandidatë, mes të cilëve 4 efektivë policie, dy hetues të BKH-së dhe një prokuror.

Në garë për kreun e BKH-së ishin: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

The post Nesër merret vendimi: A do të jetë Jon Keta kreu i ri i BKH-së? appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: