Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Filmi komik me elementë të errët, “One Battle After Another”, me Leonardo DiCaprio në rolin e një revolucionari të rrënuar, kryeson listën e nominimeve për Çmimet Golden Globe 2025, me nëntë nominime, të shpallura të hënën, më 8 dhjetor.
Drama familjare norvegjeze “Sentimental Value” mori tetë nominime, ndërsa filmi i tmerrit mbi natyrën “Sinners” u rendit me shtatë.
“One Battle After Another”, që shihet si një kandidat i fortë për filmin më të mirë në çmimet Oscar, do të konkurrojë në kategorinë Filmi më i mirë Muzikë ose Komedi kundër “Marty Supreme”, “Bugonia” dhe të tjerëve.
Në kategorinë Filmi më i mirë Dramë, do të përballen “Sinners”, “Sentimental Value”, adaptimi i Guillermo del Toro mbi “Frankenstein” dhe “Hamnet”, një histori mbi familjen e William Shakespeare.
Në mesin e aktorëve të nominuar janë Leonardo DiCaprio, Dwayne Johnson për filmin “The Smashing Machine” dhe Jessie Buckley për “Hamnet”.
Fituesit do të zgjidhen nga mbi 300 gazetarë të industrisë së argëtimit nga e gjithë bota, dhe do të shpallen në një ceremoni më 11 janar në Beverly Hills.
Komikerja Nikki Glaser do të rikthehet si prezantuese e ceremonisë për herë të dytë, ndërsa shfaqja do të transmetohet drejtpërdrejt në CBS dhe në platformën Paramount+.
