SPAK godet grupin kriminal/ U lëshuan 14 masa sigurie, 10 prej tyre u ekzekutuan

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka finalizuar një operacion të rëndësishëm në Fushë-Krujë, duke goditur grupin e strukturuar kriminal “Rraja” të akuzuar për trafik droge që nga viti 2020.

Mësohet se gjatë operacionit janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 janë ekzekutuar. Tre persona, të cilëve iu komunikua masa e arrestit brenda qelisë, ndodhen aktualisht në burg, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim.

7 personat e arrestuar:

Marvin Bushati
Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
Sokol Qaja
Gazmir Rraja
Përparim Rraja
Rexhep Rraja
Zamir Aliaj

Në burg ndodhen:
Islam Sefa
Aldo Gjini
Jani Çavo

Operacioni çoi në arrestimin e disa personave, mes tyre edhe Rexhep Rraja, i biri i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

The post SPAK godet grupin kriminal/ U lëshuan 14 masa sigurie, 10 prej tyre u ekzekutuan appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: