Alonso drejt shkarkimit, City përmbys Realin, PSG ndalet në Spanjë, Juventus nuk gabon, Arsenal vazhdon fitoret

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Reali i Madridit është mposhtur nga Manchester City brenda në “Bernabeu”, me rezultatin 1-2 në sfidën e raundit të gjashtë të Ligës së Kampionëve dhe duke ‘vulosur’ në një farë mënyre fatin e trajnerit Xabi Alonso.

Takimi nisi më mirë për të “Los Blancos”, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 28’ me Rodrygon, por pas 8 minutash, O’Reilly barazoi shifrat.

Në fundin e pjesës së parë, Erling Haaland shënoi në mënyrë perfekte një penallti të fituar vetë, duke përmbysur takimin.

Madrilenët u përpoqën të reagonin në pjesën e dytë, por pa mundur të gjenin rrjetën, duke marrë një humbje të rëndë në Champions.

Kështu Reali bie momentalisht në vendin e 7-të me 12 pikë, ndërsa City ngjitet në vendin e katërt me 13 pikë.

Arsenali vijon me formën perfekte ne Champions League, duke marrë fitoren e gjashtë, i vetmi ekip me këtë ecuri, duke mundur 0-3 Club Bruggen.

Kampionët në fuqi të PSG-së u ndalën në një barazim pa gola në Spanjë kundër Athletic Bilbaos.

Juventusi mori fitoren e dytë radhazi në Champions, duke mundur 2-0 Pafos, ndërkohë Napoli është mposhtë 2-0 nga Benfica.

Dy sfidat e tjera u mbyllën në barazim 2-2, Leverkusen-Newcastle dhe Dortmund-Bodo/Glimt.

Rezultatet:

Real Madrid 1-2 Man. City

Rodrygo 28′ / O’Reilly 36′, Haaland  (P) 44′

44′ GOL MAN. CITY 1-2/ Haaland nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

36′ GOL MAN. CITY 1-1/ Gvardiol godet me kokë, por topi ndalet nga Courtois. Më pas O’Reilly ishte në vendin e duhur për ta shtyrë drejt rrjetës. (VIDEO)

28′ GOL REAL MADRID 1-0/ Bellingham pason për Rodrygon dhe braziliani, në diagonale, dërgon topin në rrjetë. (VIDEO)

Qarabag 2-4 Ajax

Villerral 2-3 Copenhagen

Ath. Bilbao 0-0 PSG

Bayer Leverkusen 2-2 Newcastle

Benfica 2-0 Napoli

Club Brugge 0-3 Arsenal

Dortmund 2-2 Bodo/Glimt

Juventus 2-0 Pafos

Real Madrid 1-2 Man. City.

gijotina.com/

 

The post Alonso drejt shkarkimit, City përmbys Realin, PSG ndalet në Spanjë, Juventus nuk gabon, Arsenal vazhdon fitoret appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: