Gjendet një trup i pajetë në Shkodër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës. Trupin e tij e kanë pikasur kalimtarë të rastësishëm, të cilët menjëherë kanë njoftuar Policinë dhe shërbimet mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se personi ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e viktimës. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

The post Gjendet një trup i pajetë në Shkodër appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: