Kandidati Gokaj: Nuk të bën dikush presion nëse nuk futesh në kontakt me të

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kandidati për Kreun e SPAK, Elvin Gokaj ka deklaruar se rritja e hetuesve është e domosdoshme. Ai u shpreh se nëse dikush bën presion nuk mund të futesh dot në kontakt me të. Gokaj deklaroi se e vetmja mënyrë për të mos bërë presion, është të mos biesh në kontakt me palët, të zbatosh ligjin dhe të rrish korrekt.

“Rritja e hetuesve është e domosdoshme, nëse do jepet mundësia edhe emërimin e disa këshilltarëve pranë prokurorëve. Sot ushtrojnë funksion në SPAK 20 prokurorë, kemi të ndarë me shefa seksionesh. Nëse unë do bëhem drejtues i SPAK do mendoj edhe shefat e seksioneve të futen në short.

Nuk mendoj se të bën dikush presion nëse nuk futesh në kontakt me të. E vetmja mënyrë për të mos bërë presion, është të mos biesh në kontakt me palët, të zbatosh ligjin dhe të rrish korrekt”, tha Gokaj.

The post Kandidati Gokaj: Nuk të bën dikush presion nëse nuk futesh në kontakt me të appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: