Pjesë e grupit të vrasësve me pagesë në Greqi/ Policia gjen armë në shtëpinë e 45-vjeçarit në Shqipëri

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në banesën e prindërve të 45-vjeçarit Dhimiter Meci, në Shqipëri është ushtruar kontroll.

45-vjeçari është i arrestuar në Greqi si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë. Sipas mediave greke kontrollet janë kryer nga policia shqiptare.

Gjatë kontrollit, në banesë është gjetur vetëm nëna 84-vjecare e tij, ndërsa dhoma e Dhimiter Mecit, rezultoi  e mbyllur me çelës. Ndërsa autoritetet njoftojnë se kanë gjetur në banesë, 2 Kallashnikovë, 1 pistoletë automatike, dhjetëra fishekë disa prej të cilave brenda qeseve me oriz dhe 5 krehra Kallashnikovi. Sipas mediave greke, këto armë dyshohet se do kalonin ilegalisht kufirin për në Greqi.

Policia greke dyshon se grupi prej 4 shqiptarësh dhe 4 grekë, ishte përgatitur për kryerjen e një atentati ndaj një mafiozi grek në Pirea, ndoshta rreth Krishtlindjeve.

Kujtojmë se gjatë operacionit të dy ditëve më parë, ranë në pranga Dhimitër alias Dhimo Meçi, 45 vjeç nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës; Fatjon alias Fatjion Prendi, 39 vjeç nga Lezha; Andrea Brokeri, 32 vjeç nga Himara; dhe u shpall në kërkim Vasil Theohari, 31 vjeç nga Krongji i Finiqit. U identifikuan si pjesë e grupit edhe 4 grekë, disa prej të cilëve u arrestuan.

gijotina.com/

The post Pjesë e grupit të vrasësve me pagesë në Greqi/ Policia gjen armë në shtëpinë e 45-vjeçarit në Shqipëri appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: