Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një kamion i tonazhit të rëndë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të enjte në Lezhë, pranë fabrikës së tullave.
Sipas informacioneve paraprake, kamioni ishte i parkuar në momentin kur ka marrë flakë, ndërsa zjarri dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e një defekti teknik.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.
The post Zjarr në Lezhë/ Merr flakë kamioni i tonazhit të rëndë appeared first on GIJOTINA.
