Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Khloe Kardashian ndezi rrjetin këtë javë me një koment flirtues ndaj Jacob Myers-Norys, një mësues matematike dhe biologjie nga Santa Cruz, Kalifornia, i cili është bërë i njohur në Instagram dhe TikTok falë videove të tij të lezetshme të mësimdhënies.
Më 5 dhjetor, Jacob publikoi një video ku prezantonte disa fakte për veten: ka diplomë bachelor dhe master, ka origjinë italiane, ka qenë sportist kolegji dhe i pëlqen të gatuajë. Ai e shoqëroi videon me mbishkrimin: “Diku atje është gruaja që do të më pyesë si më shkoi dita në shkollë.”
Dhe ajo grua doli të ishte… Khloe Kardashian.
Ylli i The Kardashians nuk ngurroi të shkruante në komente: “Si të shkoi dita??”
Jacob iu përgjigj: “Tani po shkon shkëlqyeshëm. Po e jotja?”
Khloe vazhdoi lojën flirtuese: “Edhe e imja po shkon shumë mirë.”
Fansat menjëherë shpërthyen në reagime:
“Po Khloe!! Jepi gjeje italianin tënd!” shkroi njëri.
Një tjetër komentoi: “Jepi Khloe!”
Madje edhe shoqja më e mirë e Khloe-t, Malika Haqq, u fut në komente duke e përgëzuar: “A nuk është e ëmbël?”/MXH
