Përplasja në Kuvend: PD kërkon dënimin e Ballës për fyerje

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kërkesë për përjashtimin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga punimet e Kuvendit për një periudhë 30-ditore.

Në kërkesë, demokratët pretendojnë se Balla ka përdorur gjuhë joparlamentare dhe fyese ndaj opozitës gjatë zhvillimit të seancave plenare.

Dokumenti është firmosur nga një numër i konsiderueshëm deputetësh të opozitës, mes tyre Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Enno Bozndo, Elda Hoti, Bardh Spahia, Jorida Tabaku, Igli Cara, Vangjel Dule, Brunilda Haxhiu, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Ina Zhupa, Denisa Vata, Klevis Balliu, Erisa Xhixho, Tedi Blushi dhe të tjerë.

Kërkesa pritet t’i kalojë për shqyrtim Sekretariatit të Etikës së Kuvendit, i cili do të vendosë nëse ndaj Ballës do të merret masë disiplinore apo jo.

Screenshot 149

The post Përplasja në Kuvend: PD kërkon dënimin e Ballës për fyerje appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: