Rama shkarkon zëvendësministrin e Brendshëm, Julian Hodaj

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryeministri Edi Rama ka firmosur një tjetër ndryshim në Qeveri.

Mësohet se Rama ka shkarkuar zv/ministrin e Brendshëm, Julian Hodaj.

Kujtojmë që po në Ministrinë e Brendshme, disa javë më parë u shkarkua një tjetër zv/ministër, Andi Mahila, me arsyetimin se u kap duke pirë cigare në ambientet e mbyllura.

Shkarkimi i Mahilës ishte vendimi i parë i marrë nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu pas betimit të saj në këtë detyrë.

Njoftimi i Këshillit të Ministrave.

“LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, njofton Këshilli i Ministrave.

The post Rama shkarkon zëvendësministrin e Brendshëm, Julian Hodaj appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: