Sunday League/ Barrikada vijon ecurinë pozitive, mposht 2-0 Tiranën e Re

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ekipi i FC Barrikadës vijon paraqitjet fantastike në “Sunday League”. Djemtë e drejtuar nga trajneri Ardit Biba kanë marrë tre pikët e radhës teksa mbrëmjen e djeshme kanë mposhtur me rezultatin 2 – 0 rivalët e “Tiranës së Re”. Tetë fitore në tetë ndeshje dhe Barrikada udhëheq kampionatin me pikë të plota.

Edhe kjo ndeshje nuk pati shumë histori pasi që nga fillimi në fund “foli” për Barrikadën që kalon në avantazh në minutën e 17′ me anë të futbollistit Gjoka që shfrytëzoi në mënyrën më të mirë asistin e Rivaldo Bakajt.

Pas një loje të rrjedhëshme dhe dominuese, Barrikada gjen sërish rrugën e rrjetës me Bakajn në minutën e 30′ pas asistit të Mirej Berberit.

Në këtë ndeshje ra në sy paraqitja e shkëlqyer e portierit Susko që edhe këtë javë mbajti rrjetën të paprekur. Meritë për këtë ka edhe mbrojtja ku Neli e Maze. Gici dhe Çota nga ana tjetër zhvilluan një super paraqitje.

Tekniku Biba aktivizoi në fushën e lojës edhe Lorenc Sallufin i cili tregoi edhe një herë se është gjithmonë gati e në nivelin e duhur për fitoren e skuadrës.

Kështu pas 8 javësh kampionat ekipi i teknikut Ardit Biba vazhdon serinë e sukseseve të njëpasnjëshme në kampionat!

The post Sunday League/ Barrikada vijon ecurinë pozitive, mposht 2-0 Tiranën e Re appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje: