Protestuesit dhe Adriatik Lapaj përplasen me policinë para Kryeministrisë (Video)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Protesta që po mbahet këtë pasdite para Kryeministrisë, e organizuar nga Adriatik Lapaj, ka nisur me përplasje me Policinë e Shtetit.

Protestuesit janë përleshur me efektivët të cilët, siç raportohet, nuk lejojnë vendosjen e një gjeneratori aty.

Policët janë përplasur me njerëzit e pranishëm në protestë dhe me vetë Lapajn, siç shihet nga video e publikuar prej vetë kreut të Shqipëria Bëhet në llogarinë e tij në Facebook.


Prej disa ditësh, Lapaj është vendosur para Kryeministrisë dhe kërkon dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa u ka bërë thirrje njerëzve t’i bashkohen në këtë protestë.

 

The post Protestuesit dhe Adriatik Lapaj përplasen me policinë para Kryeministrisë (Video) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: