Aksident tragjik në Fushë-Krujë: Fuoristrada përplas për vdekje 18-vjeçarin, që po shtynte makinën e fikur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sdjeshme në Fushë-Krujë. 18-vjeçari Irdi Laçi ka humbur jetën pasi është përplasur nga një fuoristradë, teksa po shtynte automjetin e tij që i ishte fikur në mes të rrugës.

Sipas informacionit paraprak, i riu ndodhej në karrexhatë duke tentuar të largonte mjetin e bllokuar, kur është goditur nga një automjet tip fuoristradë. Përplasja ka qenë fatale dhe 18-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Shoferi i fuoristradës është larguar fillimisht nga vendngjarja, por më pas është vetëdorëzuar në komisariat. Ai po merret në pyetje nga policia, ndërsa ndaj tij pritet të kryhen procedurat e mëtejshme ligjore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, përfshirë shpejtësinë e mjetit, kushtet e ndriçimit dhe sinjalistikën rrugore në momentin e përplasjes.

gijotina.com/

The post Aksident tragjik në Fushë-Krujë: Fuoristrada përplas për vdekje 18-vjeçarin, që po shtynte makinën e fikur appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: