Policia Kufitare: Protesta e fermerëve grekë bllokon sërish sot rrugën Kakavijë–Janinë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

gijotina.com/

The post Policia Kufitare: Protesta e fermerëve grekë bllokon sërish sot rrugën Kakavijë–Janinë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: