09:35 “Çdo gjë është mashallah”, Cardi B bëhet virale në Arabinë Saudite: Halal B!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Cardi B është gjendur për herë të parë në Arabinë Saudite dhe ka lënë gjurmë si në skenë, ashtu edhe në rrjetet sociale.

Këngëtarja ishte e ftuar në Riyadh si artistja kryesore e MDLBEAST Soundstorm, një nga festivalet muzikore më të rëndësishme dhe është bërë virale për mënyrën plot humor se si e ka përqafuar kulturën vendase.

Në videot që janë shpërndarë, Cardi përshëndet në arabisht “Es Selamu alejkum” dhe reagime në momente të ndryshme me “Mashallah.”

Fansat e kanë mirëpritur këtë version të Cardi duke e quajtur me humor “Halal B”, sidomos edhe për faktin që ajo është shfaqur me shami dhe ndryshe nga veshjet ekstravagante skenike në vendet e tjera, i është përshtatur kulturës duke i alternuar për të mos ekspozuar lëkurën.

Ajo ndryshoi edhe këngët e saj duke mos përfshirë fjalët me përmbajtje eksplicite.

Në një tjetër video, Cardi flet për ndikimin emocional të kësaj vizite. Ajo thotë se ndien një lloj “energjie dhe paqeje” dhe se “njerëzit janë jo vetëm shumë të respektueshëm, por shumë të sjellshëm.”

Më tej, shton se “çdo gjë është e re fringo. Ky vend sikur është hapur dje” dhe më pas tregon se çdo gjë, edhe shopping është “mashallah.”/kb

Shpërndaje: