Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij dënohen për lojëra fati, armë dhe sekrete

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish-kreu i SHISH-it në Berat, Aleksandër Shulla, dhe djali i tij Pandeli Shulla janë shpallur fajtorë dhe dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me kërkesë të Prokurorisë, për disa vepra të rënda penale.

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit u dënua për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit, ndërsa djali i tij për mbajtje pa leje të armëve dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Hetimet zbuluan veprimtari të kundërligjshme në një lokal në qytetin e Beratit, si dhe materiale të klasifikuara “sekret” të ruajtura në mënyrë të paautorizuar, duke çuar në vendime dënimi me burgim të pezulluar dhe masa plotësuese ndëshkuese.

The post Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij dënohen për lojëra fati, armë dhe sekrete appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: