“Agasi dhe Beqiri janë arratisur në Dubai”, Berisha: Mirlinda Karçanaj krymafioze, si u ndanë tenderat në AKSHI

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për zyrtarë të AKSHI-t, mes tyre drejtoreshën Mirlinda Karçanaj, të cilën Berisha e quan “kryemafioze”.

Po ashtu Berisha tha se “Janë në një vit 800 transaksione nga thesari i shtetit në kontot e dy kompanive të baxhanakut”.

Berisha aludoi se Ergys Agasi është arratisur të paktën tre javë më parë nga Shqipëria. Kryedemokrati i konsideron Mirlinda Karçanaj, Ermal Beqirin, Ergys Agasin dhe te tjerë si grup i strukturuar kriminal.

“Sot, mediat njoftojnë se janë lëshuar një seri kallp-mandatesh arresti për rrethin më të ngushtë të Edi Ramës, Ergys Agasin, i arratisur të paktën tre javë më parë nga Shqipëria, ish-ortakun e Armand Frangut, se për Armandin, i cili është epiqendra, akoma nuk është bërë e qartë nëse është lëshuar mandat arresti apo jo, Gerond Meçen, ish-ortakun e Frangut, i cili ka dy muaj apo tre që është në arrati, pasi doli nga pengmarrja e organizuar nga Ergys Agasi me porosi të Edi Ramës dhe familjes, ka apo jo mandat arresti për Linda Ramën, e implikuar direkt sipas përgjimeve ambientale në tenderat e familjes, pra të Armand Frangut.

Dje apo pardje u informova se në kopshtin privat të Edi Ramës, ai është famëzi Ermal Beqiri, ajo është Lubia bis, Mirlinda Karçanaj, Edi Rama në mes dhe koordinatori i tij për mafien dhe të gjitha problemet e zeza, Ergys Agasi.

Mungojnë aty nga zyrtarët Vlora Hyseni, e cila ka qenë e këtij enturazhi. Ky është famëzi Gerond Meçe, ortaku. Kurse ky është baxhanaku i dashur, që çonte paratë me valixhe në familje. Këta janë grupi i strukturuar kriminal, më saktë organizatë kriminale.

Para jush kam denoncuar me dhjetëra hera Armand Frangun, si njeriun që me kompanitë e tij fitonte me kontrata sekrete, nga kjo kryemafiozja e familjes, shifeni… 90 gjer në 96 përqind të të gjitha fondeve.

Ky është Gerond Meçe, njeriu i cili pohon, është me regjistrim, se ABS është kompania e baxhanakut, se jo vetëm ai ndërhyn, por ndërhyn zonja Rama në përcaktimin e tenderave.

Kjo është e regjistruar.

Dosjen e ka pasur prokurori me mbiemrin Mara, të cilin thuhet se Dumani donte ta zhdukte, ta asgjësonte.

Por kur mësuan se dosja ndodhet edhe diku tjetër, e ruajtën, por nuk e asgjësuan.

Ky ka histori interesante, por do ndalemi më pas.

Tani, janë në një vit, 800 transaksione nga Thesari i Shtetit në kontot e dy kompanive të baxhanakut, B360 dhe ABS, më vonë e ndryshuar në ABSLI, me lojërat që kanë bërë”, tha Berisha.

The post “Agasi dhe Beqiri janë arratisur në Dubai”, Berisha: Mirlinda Karçanaj krymafioze, si u ndanë tenderat në AKSHI appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: