Pjesë nga dosja: Me metoda speciale është provuar presioni i Ballukut ndaj vartëses

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me kërkesën e SPAK për heqjen e mandatit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku me qëllim arrestimin e saj, pasi sipas dosjes hetimore, ajo ka intimiduar dëshmitarët dhe ka prishur provat. Bardhi thekson se ‘çdo minutë shtesë që Belinda Balluku mbahet në detyrë është një zgjedhje politike e Edi Ramës. Një zgjedhje për të mbrojtur veten!’

‘Por nuk ka më as rrugëdalje për kryeministrin e Republikës së Korrupsionit! Edi Rama duhet të zgjedhë: të dorëzojë të pandehurën Belinda Balluku, ose të mbajë përgjegjësi për pengimin e drejtësisë. Rrugë të mesme nuk ka!’, shkruan Bardhi.

Postimi i plotë:

Edi Rama nuk ka më alibi! Rreziku për intimidimin e dëshmitarëve dhe prishja e provave është e vetmja arsye pse ekzistojnë masat e sigurimit.

SPAK me metoda speciale hetimi ka provuar se Belinda Ballukun ka intimiduar dëshmitarët. Provat ekzistojnë, i ka sjell edhe në Kuvend, por Niko Peleshi i ka mbyllur në kasafortë. Vonesat, kasafortat dhe fshehja e fakteve janë vetëm manovra të dëshpëruara të Edi Ramës për të blerë kohë.

Çdo minutë shtesë që Belinda Balluku mbahet në detyrë është një zgjedhje politike e Edi Ramës. Një zgjedhje për të mbrojtur veten!

Por nuk ka më as rrugëdalje për kryeministrin e Republikës së Korrupsionit! Edi Rama duhet të zgjedhë: të dorëzojë të pandehurën Belinda Balluku, ose të mbajë përgjegjësi për pengimin e drejtësisë. Rrugë të mesme nuk ka!

The post Pjesë nga dosja: Me metoda speciale është provuar presioni i Ballukut ndaj vartëses appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: