Aksident në aksin Lushnje–Rrogozhinë/ Kamioni përplaset me “Toyota Yaris”, shpëton familja

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnje–Rrogozhinë, në rrethrrotullimin e Grabjanit.

Në ngjarje janë përfshirë një kamion i tonazhit të rëndë dhe një autoveturë “Toyota Yaris”, në të cilën udhëtonte një familje. Si pasojë e përplasjes, mjeti tip “Toyota” ka pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale, ndërsa fatmirësisht personat që ndodheshin në të kanë shpëtuar pa lëndime, duke i shpëtuar përplasjes mrekullisht.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se drejtuesi i kamionit ka hyrë me shpejtësi në rrethrrotullim. Pavarësisht tentativës për të frenuar, ai nuk ka arritur të shmangë përplasjen me automjetin tjetër.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e kamionit për kryerjen e procedurave të mëtejshme, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident në aksin Lushnje–Rrogozhinë/ Kamioni përplaset me “Toyota Yaris”, shpëton familja appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: