Balluku për Berberin: “Çunat e tjerë janë duke i mbuluar nga xhepi vetë mediat, ty një të kam lënë”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Të tjera përgjime  kanë dalë nga dosja hetimore e zv/kryeministres Belinda Balluku, me vartësin e saj Evis Berberi.

Sipas dosjes hetimore, Balluku flet me Berberin për pagesa që u janë bërë mediave të caktuara në vend, duke mos përmedur emrat e tyre.

‘Çunat e tjerë janë duke i mbuluar nga xhepi vetë mediat, ty një të kam lënë, ngelën duke e bërë çorap”,- i shkruan Balluku-Berberit në një nga bisedat e publikuara duke treguar se si ajo dhe vartësit e saj ‘kapnin’ mediat me para.

Pjesë nga dosja hetimore

 “Pas këtij mesazhi, në orën 18:02, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet në aplikacionin ‘Signal Private Messenger’, me tekst: ‘Çunat e tjerë janë duke i mbuluar nga xhepi vetë mediat, ty një të kam lënë, ngelën duke e bërë çorap’.”

“Në orën 18:02, Evis Berberi: ‘Kuptova’. Në orën 18:05, Belinda Balluku: ‘Ke një supervizion mirëmbajtje’. Në orën 18:05–18:06, Evis Berberi: ‘Po, më thuaj’. Në orën 18:07, shtetasja Belinda Balluku ka dërguar një fotografi, si ajo nga sistemi elektronik i prokurimeve …”

The post Balluku për Berberin: “Çunat e tjerë janë duke i mbuluar nga xhepi vetë mediat, ty një të kam lënë” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: