I riu shqiptar humb jetën tragjikisht, 19-vjeçari bie nga kati i katërt

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje tragjike u shënua mbrëmjen e së enjtes në Selanik, ku një i ri 19-vjeçar nga Shqipëria humbi jetën pasi ra nga ballkoni i një banese në katin e katërt.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të qytetit. Sipas informacioneve, i riu, me origjinë nga Shqipëria, ra në boshllëk nga një apartament që ishte dhënë me qira afatshkurtër.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë një autoambulancë e shërbimit emergjent, por fatkeqësisht 19-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Hetimet paraprake për rrethanat e ngjarjes po kryhen nga efektivët e Komisariatit të Sigurisë së zonës “Lefkos Pyrgos”.

 

The post I riu shqiptar humb jetën tragjikisht, 19-vjeçari bie nga kati i katërt appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: