Imuniteti/ Hilet që përdorën socialistët, për të mbrojtur Ballukun

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mbledhja e Këshillit të Mandateve që shqyrtoi kërkesën e SPAK për autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut është mbyllur pa marrë një vendim se çfarë do të ndodhë më tej. Fillimisht shumica parlamentare donte të shfrytëzonte konfliktin e së enjtes në kuvend, duke përjashtuar 27 deputetë të opozitës, mes tyre gjithë përfaqësuesit e saj në komisionin e mandateve për ta zhvilluar mbledhjen me prokurorët e SPAK, vetëm me deputetët e majtë. Ky skandal u zgjidh falë ndërhyrjes së ambasadorëve të huaj perendimorë.

Më pas Taulant Balla dhe të tijtë këmbëngulën se deputetëve nuk duhet tu jepeshin provat e dosjes, duke u treguar më katolik se papa në mbrojtje të sekretetit hetimor.

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla u ka thënë demokratëve për provat që ndodhen në USD “Shihni këtu dhe mos i merrni me vetë”.

Qëndrimi i Ballës është krejt tjetër nga ajo që ka deklaruar SPAK, duke demaskuar teorinë e maxhorancës se kemi të bëjmë me sekret hetimor dhe provat mbahen të fshehura pasi ka kërkuar SPAK

Nga ana e tyre prokurorët deklaruan se materiali i USB-së mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e këshillit të mandateve.

Në fund ata përdorën taktikën e shtyrjes së procesit pa fund, për të fituar kohë. Ndërsa Partia Demokratike kërkoi mbledhjen për miratimin e autorizimit për arrestimin e Ballukut të hënën, mazhoranca kërkoi 1 muaj kohë duke dashur që komisioni të mblidhet në janar.

Mbledhja e mbyll nga Kryetari i Kuvendit pa caktuar datë.

Zbardhet përplasja brenda mbledhjes.

Bardhi -Peleshit: “Cakto datën e mbledhjes. Do ta thërrasim me 1/2 për të hënën. Nuk ju përgjigjet Rama në telefon, dhe shtyni mbledhjen. Turp…” 

Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje kreu i opozitës, Berisha e denoncoi këtë farsë:

Sot, Niko Peleshi në një akt të pashembullt antikushtetues nuk i jep deputetëve, anëtarë të Komisionit të Mandateve, provat e prokurorisë që faktojnë vjedhjet e qindra-milionë eurove nga Rama, Balluku. Pas 6 orësh debate ai ndërpreu me urdhër të Ramës mbledhjen e Komisionit të Mandateve pa vendosur heqjen e imunitetit të Lubisë dhe duke mos lënë kohë tjetër për mbledhjen e Komisionit për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe aktin antikushtetues të fshehjes së provave të krimit dhe bllokimin e drejtësisë nga Edi Rama.

Partia Demokratike i thotë Edi Ramës dhe Lubi Ballukut se asgjë në botë nuk ju shpëton ju nga ndëshkimi ligjor i merituar për mega-vjedhjet tuaj. 

Pas këtyre manovrave nuk ka më dyshime se Rama është i vendosur të mbrojë Ballukun. Edhe çshtja e rrëmbimit të kompetencave që u gjykua nga Gjykata Kushtetuese doli që të jetë një bllof sa për të fituar kohë. Sepse edhe me procedurë të rregullt, kërkimin e imunitetit nga SPAK PS duket e vendosur mos e dorëzojë Belën.

©Lapsi.al 

The post Imuniteti/ Hilet që përdorën socialistët, për të mbrojtur Ballukun appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: