Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Futbollisti i njohur  i kombëtares shqiptare Mirlind Daku dhe modelja nga Kosova, Vesa Vllasaliu, janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e bukur e bënë të ditur dyshja në llogaritë e tyre zyrtare në rrjetet sociale.

Vesa dhe Mirlind mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Miresa.

“Falënderimi i takon vetëm Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!”, shkroi Daku në postimin e tij.

Ai gjithashtu publikoi një fotografi të vajzës së tyre të porsalindur, duke ndarë gëzimin dhe emocionin me ndjekësit e tij.

Image

Urimin e bukur e bashkangjiti edhe vetë Vesa, e cila shkroi një mesazh emocionues.

“Mirë se na erdhe, qikirushi jonë. Të uroj fat dhe shumë suksese në jetë!”

 

The post Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: