Përjashtimi i 29 deputetëve të PD-së, nis me tensione mbledhja e Sekretariatit të Etikës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ka nisur me tensione mbledhja e Sekretariatit të Etikës mëngjesin e kësaj të premte, ku pritet të shqyrtohet kërkesa e Partisë Socialiste për masat disiplinore ndaj 29 deputetëve të Partisë Demokratike.

Opozita ka kërkuar që mbledhja të mbahet me dyer të mbyllura por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh dhe mbledhja po zhvilliohet me dyer të hapura.

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi tha se secili prej deputetëve që ka firmosur duhet të tregohet I përgjegjshëm pasi po synohet të fshihet opozita dhe propozoj të shtyhet mbledhja për javën tjetër dhe secili deputet të njihet me provat.

“Secili deputet që ka firmosur për pezullimin e mandatit për 60 ditë, 30 ditë apo 10 ditë duhet të tregohen të përgjegjshëm. Të tregohen të përgjegjshëm dhe të paraqesin fakte. Të mos vijnë këtu dhe të akuzojnë me terma të Sigurimit të Shtetit. Na quajnë grupazh, kur në fakt gjykata e ka treguar se grup i strukturuar kriminal është qeveria e Edi Ramës.

Këtu ju keni përfshirë deputetë që nuk kanë bërë asgjë në Kuvend, por keni dashur të fshini opozitën nga Kuvendi, sepse doni një Kuvend njëpartiak. Thoni këtu: qëllim keni pasur pengesën tonë në Këshillin e Imuniteteve, prandaj edhe ua caktuat mbledhjen në orën 9.

Kështu që propozoj të shtyhet mbledhja për javën tjetër dhe secili deputet të njihet me provat”, tha ai.

Deputeti i PD-së, Sajmir Korreshi, i cili është mes ligjvënësve që PS ka kërkuar përjashtim nga seancat e Kuvendit, është shprehur se masa për përjashtim është e padrejtë si dhe ka kërkuar vënien në dispozicion të provave.

“Do të duhet që mbledhja të jetë e hapur. Po kërkoni të përjashtoni 29 deputetë të opozitës pa të drejtë. Kërkoj që të na vini në dispozicion provat dhe që ato të jenë publike”, theksoi”, tha ai.

PS kërkoi ditën e djeshme të merren masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës pas tensioneve dhe incidenteve të ndodhura gjatë seancës plenare në Kuvend me argumentin se veprimet e deputetëve kanë qenë të mirëorganizuara dhe kanë përfshirë akte dhune dhe incidente të rënda.

Në kërkesën drejtuar Sekretariatit të Etikës, mazhoranca kërkon ndëshkime disiplinore që variojnë nga 10 deri në 60 ditë përjashtim nga seancat plenare dhe nga punimet e komisioneve parlamentare për deputetët e përfshirë.

Deputetët për të cilët kërkohen masa disiplinore:

Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Ledina Alolli

5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)

6-Klevis Balliu

7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)

Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)

2-Gazment Bardhi

3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)

Përjashtim për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Besart Xhaferri

2-Xhelal Mziu

3-Bledjon Nallbati

4-Luçiano Boçi

5-Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)

6-Edi Paloka

7-Ina Zhupa

8-Klodiana Çapja

9-Oerd Bylykbashi

10-Enno Bozdo

11-Tomorr Alizoti

12-Ivi Kaso

13-Gent Strazimiri

14-Luan Baçi

15-Bledi Himçi

16-Greta Bardeli

17-Manjola Luku

18-Flamur Hoxha

19-Kliti Hoti

 

The post Përjashtimi i 29 deputetëve të PD-së, nis me tensione mbledhja e Sekretariatit të Etikës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: