Ëndrra e kthyer në realitet, polici nga Uganda shënon golin e rëndësishëm

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Sporti është jo vetëm një profesion apo mënyrë jetesë, por një shtysë shumë e madhe për të arritur në jetë gjërat që të pëlqen ti bësh, e rasti konkret vjen nga kombëtarja e Ugandës dhe futbollisti Denis Omedi.

31-vjeçari shënoi një gol historik për përfaqësuesen e tij në kupën e Afrikës përballë Tunizisë. I ardhur nga stoli në fraksionin e dytë, Omedi arriti të shënojë në limite një gol që vlejti për statistikë, por në fakt deri në këtë pikë, asgjë nuk është e veçantë.

Mirëpo futbollisti në fjalë është me profesion gardian burgu, punë të cilën e vijon ende, njëkohësisht edhe me futbollin. Më herët ka punuan si infermier në një prej qendrave shëndetësore, por duke mos e lënë asnjëherë mënjanë futbollin. Një ëndërr e cila u realizua kur mori ftesën nga Paul Put, trajneri i ekipit të Ugandës.

Një personazh i tillë është një shembull real suksesi se si duhet punuar fort për të arritur ëndrrat, për ta kthyer profesionin në argëtim ose anasjelltas, e duket se Denis Omedi arriti ta bëjë më së miri. Karriera si futbollist për të nuk ka qenë e jashtëzakonshme, por sigurisht një objektiv personal tashmë i arritur.

The post Ëndrra e kthyer në realitet, polici nga Uganda shënon golin e rëndësishëm appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: