“Kam dilema”, ish-ambasadori: Zgjedhjet në Kosovë nuk do shkojnë mirë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ish-ambasadori, Beqë Cufaj i ftuar në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me zgjedhjet që do të mbahen të dielën në Kosovë. Cufaj gjatë fjalës së tij shprehu skeptizmin e tij duke theksuar se në këto zgjedhje procesi nuk do të shkojë mirë.

Sipas tij këto dilema i vijnë edhe për shkak të devijimeve që u pikasën në zgjedhjet lokale në Kosovë.

“Nuk e di dhe nuk e besoj. Nuk e di, në kuptimin se pasi çdo gjë varet nga procesi nesër dhe nga vota. Unë vazhdoj të jem bukur skeptik që procesi do të ecë mirë. Miq dhe kolegë këtu më thonë se çdo gjë do të jetë mirë.

Kam dilema se në zgjedhjet lokale ka patur devijime të mëdha. Dua të jem optimist por kemi të bëjmë me qasje më komplekse dhe të mentalitetit qeverisës por edhe bashkëpunues të zotit Kurtit.

Nëse bëni një kthim prapa, e shihni si çdo gjë si kryeministër ka bërë qoftë në relacion ne marrëdhënie me miq ndërkombëtar por edhe rajonal, ne vijmë të një konkluzë se nuk do te kemi fund tjetër për pos një konfrontimi bukur të vështirë që do ta kemi në Kosovë me këtë mentalitet qeverisës”, tha ai.

The post “Kam dilema”, ish-ambasadori: Zgjedhjet në Kosovë nuk do shkojnë mirë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: