Fotografimi i votës në Kosovë, vjen reagimi i policisë për rastin në Suharekë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Policia e Kosovës ka konfirmuar një rast të fotografimit të votës në Suharekë, i raportuar gjatë ditës së sotme.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për mediat në Kosovë se autoritetet janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit dhe për të verifikuar vërtetësinë e tij.

“Sot është raportuar se një person ka fotografuar votën dhe e ka publikuar atë në aplikacionin WhatsApp. Policia, në konsultim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe vërtetësisë së rastit”, thuhet në konfirmimin e policisë. Hetimet lidhur me këtë rast janë në vijim.

The post Fotografimi i votës në Kosovë, vjen reagimi i policisë për rastin në Suharekë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: