Gara në kampionatin anglez, Arsenal e Man City marrin 3 pikët

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Gara në kampionatin anglez vijon të jetë mjaft interesante, ku diferenca e Arsenalit kryesues me Mançester Sitin e vendit të dytë mbetet vetëm dy pikë. Skuadra më në formë aktualisht në Premier Lig duket Aston Vila.

Skuadrat e kreut kanë regjistruar fitore në kampionatin anglez të futbollit, aty ku që në nisje Arsenal mban vendin e parë dhe udhëheq garën bindshëm. Të besuarit e Mikel Artetës siguruan triumfin e radhës ndaj Brighton, sfidë e mbyllur në shifrat 2-1. 45 minutat e para u mbyllën me avantazhin e goonersave që kaluan përpara me mesfushorin Odegaard. Në pjesën e dytë Rutter shënoi në portën e tij dhe id ha avantazhin e dyfishtë topcinjve, teksa Gomez rihapi llogaritë, por vetëm aq, pasi Arsenal siguroi 3 pikët.

42 të tilla në krye të klasifikimit për londinezët që ndiqen nga Man City me 2 pikë më pak. Këta të fundit po ashtu ruajtën ritmin e Arsenalit duke fituar ndaj Nottingham në transfertë 1-2. Golat u shënuan nga Reijnders dhe Cherki, ndërsa për vendësit Hutchinson. Ky ishte triumfi i 13-të për cityzens në këtë sezon të kampionatit anglez.

Skuadra më në formë duket Aston Villa, e cila i ka surprizuar të gjithë. Të shtunën likuidoi Chelsean me dopietën e Watkins, duke përmbysur blutë që kishin kaluarp përpara më herët me Pedron. 39 pikë për Aston Villën, 3 më pak se Arsenali dhe me diferencë 1 nga Man City.

The post Gara në kampionatin anglez, Arsenal e Man City marrin 3 pikët appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: