Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar së bashku me sektorin e situatave të Emergjencave transportuan një bombë ajrore të prodhimit amerikan e cila daton nga Lufta e Dytë Botërore.
Bomba u gjet në një kantier ndërtimi në “Beograd mbi Ujë”, në poligonin e stërvitjes ushtarake Pasulanske Livade.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, bomba është një model AN-M44, me një masë totale prej afërsisht 470 kilogramësh, me një ngarkesë shpërthyese prej afërsisht 250 kilogramësh.
Bomba dyshohet se u përdor gjatë bombardimeve të aleatëve të pozicioneve gjermane gjatë çlirimit të Beogradit në vitin 1944.
Kjo nuk është hera e parë që në Serbi gjenden bomba dhe mjete tjera shpërthyese që datojnë nga Lufta e Dytë Botërore pasi raste të shumta janë gjetur nëpër zona që tashmë janë të banuara.
The post Gjendet në Beograd një bombë 470 kg nga Lufta e Dytë Botërore appeared first on Euronews Albania.
