Pjesëmarrja në votim deri në orën 10:00, KQZ publikon të dhënat

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që nga hapja e qendrave të votimit ka përditësuar të dhënat lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë.

Në faqen e KQZ-së, janë bërë publike shifrat se sa kanë votuar nga ora 07:00 deri në ora 10:00.

Sipas Komisionit, deri në ora 10:00 pjesëmarrja është 2.64 për qind. Komuna që ka më shumë pjesmarrje deri në këtë orë është Mitrovica Veriore, me 8.60 për qind.

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kanë 1.999.024 qytetarë.

The post Pjesëmarrja në votim deri në orën 10:00, KQZ publikon të dhënat appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: