Pjesëmarrja në zgjedhjet në Kosovë, mbi 300 mijë votues deri në orën 13:00

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Mbi 300 mijë qytetarë të Kosovës kanë votuar deri në orën 13:00 në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas të dhënave deri në orën 13:00 pjesëmarrja është rreth 17.30%.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se procesi i votimit ka nisur në gjithë Kosovën pa asnjë problem.

“Iu njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit, materiali zgjedhor, përfshirë fletëvotimet, është shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit. Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë. Sot procesi i votimit do të zhvillohet në 948 qendra të votimit. Numri i qytetarëvee me të drejtë vote është 1 milion e 999 mijë, që janë shpërndarë në 38 komuna”, tha Elezi në një konferencë për media.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i përgjithshëm i votuesve është 2 milionë e 76 mijë e 290 votues, derisa brenda territorit të vendit 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë, kurse jashtë saj 77 mijë e 86 votues.

The post Pjesëmarrja në zgjedhjet në Kosovë, mbi 300 mijë votues deri në orën 13:00 appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: