Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar në Prishtinë, teksa Kosova mban zgjedhjet e dyta parlamentare në vetëm 9 muaj.
Këto janë zgjedhjet e dyta parlamentare pasi vendi u përball me një krizë kushtetuese për shkak se asnjëra prej partive politike nuk arriti dot shumicën e nevojshme për të qeverisur vendin.
Ndërkohë mbi 19 mijë qytetarë të Kosovës në 29 përfaqësi diplomatike në vende të ndryshme të botës votuan të shtunë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se për votimin me postë janë regjistruar mbi 77 mijë qytetarë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka zbuluar se për parlamentaret e vitit 2025 të drejtë vote kanë 2 milionë e 76 mijë e 290 qytetarë.
The post Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani voton në Prishtinë appeared first on Euronews Albania.
