Qytetarët e Kosovës votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Këtë të dielë të 28 dhjetorit, mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, janë ftuar të votojnë për herë të katërt brenda vitit.

Viti 2025 nisi me votime më 9 shkurt për Kuvendin e Kosovës, vazhdoi në vjeshtë me votimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe 9 nëntorit dhe do të mbyllet me votimin e 28 dhjetorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të shtunën në mëngjes ka shpërndarë materialin zgjedhor, përfshirë fletëvotimet për në 38 komunat e Republikës së Kosovës.

Procesi zgjedhor brenda vendit zhvillohet në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime. Qendra votimi ka edhe jashtë Kosovës, ku votimi fizik organizohet në 16 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete të botës. Mbi 84 mijë qytetarë jashtë Kosovës kanë aplikuar për votim dhe nga to 76 mijë aplikime janë miratuar, që përfshijnë votimin me postë dhe votimin fizik në ambasada dhe konsullata të Kosovës.

The post Qytetarët e Kosovës votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: