Presidenti francez Emmanuel Macron ka vlerësuar figurën e ikonës franceze Brigitte Bardot, duke theksuar rolin e saj unik në historinë kulturore të Francës dhe ndikimin global.
“Nga filmat dhe zëri i saj, te lavdia verbuese dhe pasioni bujar për mbrojtjen e kafshëve, Brigitte Bardot mishëroi një jetë lirie. Fytyra e saj u bë Marianne”, shkroi Macron në një postim.
Sipas presidentit francez, Bardot përfaqëson një ekzistencë thellësisht franceze, por me një shkëlqim që kapërceu kufijtë kombëtarë.
“Ajo na preku të gjithëve. Një legjendë e gjallë e një shekulli”, përfundoi Macron.
The post Reagon Presidenti i Francës Emmanuel Macron pas vdekjes së legjendës së artit kinematografik Brigiette Bardot appeared first on Euronews Albania.
